Wollfarth: Miratoni Gj. Administrative

Ai ishte i ftuar sot në një takim të Bordit Drejtues të “Biznes Albania”, ku ka folur për konkurrencën në fushën e biznesit.
“Integrimi në botën globale dhe në Evropë janë objektiva kryesore për Shqipërinë, ndaj dhe duhen marrë hapa të rëndësishëm, e një prej tyre është edhe Gjykata Administrative. Jam i sigurt që ju këtu në Biznes Albania do të bëni hapa për të lehtësuar biznesin, edhe për të zgjidhur problemet ende të hapura”, ka thënë ai.
Wollfarth tha se me rëndësi të madhe është respektimi i ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe për të pasur një proces sa më transparent. “Një shembull i rëndësishëm janë tenderët publik apo lejet e ndërtimit, apo koncesionet. Është një listë e gjatë. Rëndësi ka që të jetë një situatë konkurruese dhe ku të gjitha palët të dalin të fituara. Si për një individ edhe për një biznes ka rëndësi që të ketë fitime për të mbijetuar dhe për të qenë konkurrues, dhe ky është edhe emri i lojës. Por në afat gjatë fitimi më i mirë është ai që arrihet në përputhje me Shtetin e të Drejtës”, shtoi ai. /Start/
2011-09-30 13:43