Trafikimi me skafe ne nivel zero
Prej vitesh Shqipëria është hequr nga harta e vendeve qe kryejnë trafik të paligjshëm të njerëzve, lendeve narkotike, kontrabandën e mallrave etj. Nuk ka me asnjë rast që në brigjet e Italisë apo vendeve fqinje të kapen kontrabandistë apo skafistë shqiptarë. Sot ky lloj aktiviteti shënon shifrën zero.
Shpallja e Moratoriumit për skafet, forcimi i masave për kontrollin dhe goditjen e trafiqeve, si dhe përshtatja e legjislacionit për ndëshkime të rënda në rastet e zbuluara, ishin elementet përcaktues të cilat bënë të mundur që brigjet shqiptare të ofrojnë dhe preferohen vetëm për turizmin.
Forcimi i kontrollit të kufijve ishte një ndër kërkesat kryesore për Liberalizimin e Vizave. Kjo sfidë u kalua me sukses nga Qeveria shqiptare, nëpërmjet përkushtimit dhe profesionalizmin absolut të Ministrisë së Brendshme dhe strukturave përbërëse të saj.
Lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën Shengen, tashmë realitetit prej 15 Dhjetorit të vitit të kaluar, i ka dhënë frymëmarrje policisë se shtetit, pasi ka ulur ne minimum kërkesat për kalim klandestin te kufirit në vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa flasim për këto arritje, te tërheq vëmendjen puna e përditshme e një prej njësive speciale e quajtur RENEA që në heshtje dhe me shumë pasion u siguron pushuesve qetësinë dhe shërbimin e domosdoshëm.
Komandanti i kësaj njësie Luigj Vathi flet për abc news dhe shpjegon misionin, efikasitetin dhe sfidat e reja që ndeshin uniformat blu edhe ne këto dite te nxehta të verës.
Edhe në kushtet e vendosjes së këtij standardi, Policia e Shtetit është angazhuar në një tjetër sfidë. Mbajtjen në vëzhgim të vazhdueshëm te brigjeve për të goditur në çdo rast tentativat për të thyer këtë “embargo” prej trafikantëve. Është puna e tyre qe japin siguri për turistët vendas dhe te huaj, për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.