“I forti” i Vlorës, kërkon lirinë nga burgu
TIRANE- Fotaq Zaharia, një prej emrave më të përfolur në botën e krimit, kërkon lirinë nga burgu.
I cilësuar si i “forti” i Vlorës, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, me një kërkesë penale me objekt lirimi i të burgosurit. Kërkesa është regjistruar dhe mban nr.1096 dhe do të shqyrtohet nga gjykatësi Gerd Hoxha.
Nuk dihen ende arsyet që Zaharia ka kërkuar lirimin, por ka shumë gjasa të kenë lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Zaharia është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuza si grabitje, pengmarrje, tentativë për vrasjen e policëve etj. Tashmë Zaharia tenton lirinë. Së shpejti pritet që gjykatësi Hoxha të firmosë për fatin e tij.
(m.a/GSH/BalkanWeb)