Minatoret e Bulqizes serish sot ne proteste para zyrave te firmes ACR
Minatorët e Bulqizës kanë filluar sërish protestën përpara zyrave të firmës ACR, por jashtë territorit të kësaj të fundit.
Kompania koncisionare nuk ka lejuar që minatorët të protestojnë në ambjentet rrethuese të firmës.
Pas dështimit të marrëveshjes, minatorët kanë filluar protestën e tyre dhe nëse nuk arrihet një zgjidhje përfundimtare midis dy palëve, sipas burimeve nga Bulqiza, minatorët do të fillojnë sërish grevën e urisë në ambjentet e firmës koncesionare të kromit.
Administratori i firmës ACR, Giga Bedinieshvilli, ka deklaruar se kompania e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen.
Kjo e fundit është kundërshtuar nga minatorët pasi sipas tyre, kompania ACR nuk përmbush tre nga kërkesat e minatorëve lidhur me pagimin e ditëve të grevës së urisë, dhe në nënshkrimin e marrëveshjes të jete edhe kreu i Federatës së Minatorëve, Kol Nikolla.
Ndaj këtij të fundit, administratori i firmës ka hedhur akuza si një nga personat të cilët ndalon minatorët të fillojnë punën në minierë.