E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës, sot në ditën e 16 të protestës

Minatorët e Bulqizës do të vijojnë sot protestën e tyre, e cila ka hyrë në ditën e 16-të. Ata kërkojnë rritje page, përmirësim të kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.

Rreth 200 minatorët kanë protestuar ditën e djeshme përballë ambienteve të METE-s dhe Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar protestën në Bulqizë. Përfaqësuesi i tyre është takuar dje me këshilltarin juridik të kryeministrit Berisha, por nuk është arritur një marrëveshje.

Minatorët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, 30 prej tyre do të futen në grevë urie. Minatorët e Bulqizës mbështeten nga metalurgët e Burrelit si dhe minatorët e Mirditës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›