SHBA killeri online veteshpallet i pafajshem

Nje infermier amerikan i akuzuar se u bente thirrje njerezve qe takonte online te kryenin vetevrasje eshte veteshpallur i pafajshem.
William Melchert Dinkel akuzohet ne lidhje me vdekjet e britanikut Mark Drybrough dhe kanadezes Nadia Kajouji.
Prokuroret thone se ai eshte shtirur si nje infermiere femer dhe u ka keshilluar atyre ne chat dhe email se si ti japin fund jetes duke u vetevarur.
Ndersa avokati i tij beri te ditur se vete Dinkel do te mbaje nje fjalim vetembrojtes. Ne gjykaten e Minesotes Dinkel u veteshpall i pafajshem dhe kerkoi nje gjyq me juri.
Por prokuroret thone se ai perdori pseudonime te tipit Cami Falcon Girl dhe Li Dao dhe u shtir sikur ndjente meshire per njerezit qe ne chat tregonin se mendonin te benin vetevrasje.