E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelande e Re asnje sinjal nga minatoret

Testet e kryera ne minieren e Zelandes se Re ku 29 minatore konsiderohen te humbur nuk kane treguar ende nese eshte e sigurte per skuadrat e shpetimit te hyne ne te dhe te zhvillojne kerkimet.

Drejtori i minieres deklaron se mbetet optimist se minatoret do te gjenden te gjalle dhe se ekipet e specializuara do te hyne ne miniere sapo tu jepet drita jeshile.

Kryeministri i Zelandes se Re John Key ka deklaruar se nxjerrja e minatoreve nga miniera e Lumit Pajk mbetet prioriteti numer nje i tij.

Nuk ka pasur asnje kontakt me 29 minatoret qe kur ata u bllokuan diten e premte. Kryetari i bashkise se Grejmauthit qytet prane minieres tha se per familjet e minatoreve te humbur 24 oret e ardhshme do te jene te veshtira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›