Bashkia kontrollon tregjet e Tiranes
Bashkia e Tiranës ushtroi sot kontroll higjieno-sanitar, në tregjet e Tiranës, nisur nga temperaturat e larta dhe risqet që mund të hasin konsumatorët.
Inspektorët e Bashkisë lëshuan disa akt-kontrolle, morën mostra ushqimore për analizë dhe ndërgjegjësuan tregtarët dhe qytetarët, lidhur me masat që duhen marrë, për të shmangur infeksionet apo helmimet me prejardhje ushqimore.
Kontrolli dhe mbikëqyrja u krye në tregjet e “Uzinës Dinamo” dhe tek tregu i prodhimit të mishit, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Inspektorët kërkuan nga tregtarët, respektimin e kushteve higjieno-sanitare të ushqimeve, kryesisht atyre me bazë shtazore, si qumështi, mishi dhe peshku dhe kërkuan plotësimin e standardeve të zinxhirit ftohës të produkteve.
Gjithashtu, inspektorët e Bashkisë shpërndanë edhe fletë-palosje për qytetarët, me informacion për gjërat më të rëndësishme, që duhet të kenë parasysh gjatë blerjes dhe konsumit të ushqimit në temperaturat e larta.