E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret ne diten 17 te greves qytetaret bllokojne rrugen nacionale

Minatorët e Bulqizës vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 17-të të ngujimit në minierë. Ndërkaq familjarë, të afërm të minatorëve dhe qytetarë të Bulqizës kanë zaptuar rrugën kombëtare në zonën e Qafë Buallit.

Disa qindra qytetarë mësohet të kenë dalë në mbështetje të kërkesave të minatorëve duke u ulur në mes të rrugës në shenjë proteste.
Por, në përpjekje për të zhbllokuar rrugën forcat e policisë kanë hasur në këmbënguljen e qytetarëve për të mos lëshuar këtë aks të bllokuar.

Policia po tenton t’i bindë qytetarët të zhbllokojnë aksin nacional, ndërsa në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe forcat speciale të RENEA-s.

Ende nuk dihet kur do të mbahet takimi mes minatorëve dhe kompanisë austriake ACR për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve dhe të tërë situatës së rënduar, ndërsa afro 700 minatorët e tjerë kërcënojnë t’i bashkohen grevës së urisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›