E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në ditën e dhjetë të grevës së urisë

Gjendja e tyre shëndetësore rëndohet nga ora në orë, ndërkohë që nga përfaqësuesit e firmës austriake ACR nuk ka ardhur një propozim konkret pas takimeve të zhvilluara ndërmjet palëve.

Minatorët janë të vendosur që të mos lëshojnë pe, duke paralajmëruar masa më ekstreme. “Në rast të mos realizimit të kërkesave tona ne do ta përmbysim minierën. Firma po tallet me ne, tallja e tyre e shton më shumë revoltën tonë”, shprehet i indinjuar njëri prej minatorëve.

Ditën e martë, minatorët Liman Isufi dhe Gentian Ndreu ndërprenë grevën për shkak të problemeve shëndetësore. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, ka zhvilluar mbrëmë një takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta, i cili premtoi se sot në mesditë do të ulë në bisedime minatorët me përfaqësuesit e ACR-së.

Kryebashkiaku Keta ka deklaruar se disa nga pikat e kërkesave të minatorëve janë të zgjidhshme. Po ashtu, ai ka thënë se do të negociohen edhe kërkesat e tjera të minatorëve.

/Start/

                                                                                             2011-08-03 09:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›