Projektet per Tiranen, ambasadoret i premtojne mbeshtetje Bashes Luljeta Ndoka
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ka marre dje mjaft urime, mbeshtetje dhe premtime per bashkepunim ne realizimin e projekteve gjate takimeve te djeshme me nderkombetaret. Axhenda e tij ka qene mjaft e ngjeshur dje, krahas punes per realizimin me sukses te programit te “100 diteve”. Basha priti dje ne zyren e tij eurodeputetin austriak si dhe Kryetarin e Grupit te Miqesise Shqiperi-Austri ne parlamentin austriak, Volfgang Grossruk, ambasadoren e Gjermanise ne Tirane, Carola Muller-Hotkemper si dhe ambasadoren e Zvicres ne Shqiperi, zonjen Yvana Enzler. Eurodeputeti austriak, njekohesisht kryetar i Grupit te Miqesise Shqiperi-Austri ne parlamentin austriak, Volfgang Grossruk e uroi kryebashkiakun Basha, per detyren e re dhe i shprehu gatishmerine, per te bashkepunuar me administraten e tij. Bashkepunimi do te konsistoje kryesisht ne projekte te ndryshme, vecanerisht ne ato per forcimin e kapaciteteve. Nga ana e tij, Basha e falenderoi z.Grossruk, per shprehjen e mbeshtetjes dhe e siguroi ate, se do te jete i hapur, per cdo nisme bashkepunimi. Kryetari i Bashkise e njohu z.Grossruk, me prioritetet e tij dhe te administrates per zhvillimin e Tiranes, per permiresimin e cilesise se jetes si dhe per zgjidhjen e problemeve imediate qe ka qyteti. Takimet e tij, Basha i ka vijuar me ambasadoren e Gjermanise ne Tirane, Carola Muller-Hotkemper. Gjate takimit te kortezise, Hotkemper e uroi kryebashkiakun e Tiranes per detyren dhe i shprehu mbeshtetjen e qeverise gjermane, per te bashkepunuar me Bashkine e Tiranes, ne projekte te perbashketa. Basha informoi ambasadoren gjermane, ne lidhje me prioritetet qe ka Bashkia per t’i sherbyer qytetareve ne lidhje me shqetesimet qe ata kane. Gjithashtu, Basha njohu ambasadoren, me projektet qe ka Bashkia, per te permiresuar cilesine e jeten ne qytet. Duke e falenderuar per mbeshtetjen, kryetari i Bashkise e siguroi ambasadoren Hotkemper, lidhur me gatishmerine per te bashkepunuar ngushte me qeverine gjermane, ne projekte te ndryshme. Takimi i fundit per dje ka vijuar me ambasadoren e Zvicres ne Shqiperi, zonjen Yvana Enzler. Enzler, pasi e uroi Bashen per detyren, i shprehu gatishmerine per bashkepunimin mes qeverise se vendit te saj dhe Bashkise se Tiranes, ne projekte te ndryshme te perbashketa. Kryetari i Bashkise e informoi ambasadoren zvicerane, mbi projektet per zgjidhjen e problemeve te kryeqytetit dhe banoreve te tij, si dhe me vizionin qe ai ka, per ta bere Tiranen nje qytet modern evropian. Kryetari i Bashkise e falenderoi ambasadoren, per mbeshtetjen dhe shprehu vullnetin per te bashkepunuar me qeverine zvicerane, ne fusha te ndryshme.
Disa nga projektet qe perfshihen ne programin e Bashes:
Zgjatimi i Bulevardit nga Stacioni i Trenit, deri tek Bregu i Lumit
Krijimi i nje fondi garancie per kredi te buta per strehimin e cifteve te reja
Ndertimi brenda 4 viteve te ardhshme i 1,000 apartamenteve sociale
Ndertimi i tramvajit
Ndertimi i shkollave dhe kopshteve te reja
Ndertimi i kendeve sportive dhe hapesirave te gjelbra
Krijimi i nje Task-Force per punesimin
Afrimi i shkollave dhe universiteteve me biznesin
Hapja e rreth 30 mije vendeve te reja te punes
Ndertimi i Unazes se Madhe
Ndertimi i nje biblioteke universitare ne Tirane
Ndertimi i nje rrjeti nenkalimesh dhe sistemi parkingjesh
Perfundimi i planit rregullues
Heqja e nga rruga e femijeve qe lypin
Programi i kryebashkiakut Basha: “Nje miliarde euro investime ne infrastrukture”
Gjate fushates elektorale, Basha ka premtuar se do te shpenzohen rreth 12 miliarde leke per investime ne infrastrukture. Nga keto, ai eshte shprehur se 270 milione euro do te shpenzohen per nje pjese te Unazes se madhe, e cila fillon nga ura e Brarit deri tek ura e Kamzes. Nje tjeter projekt, tenderi te cilit do te realizohet brenda ketij viti eshte ai i kanalizimeve te Tiranes, me nje vlere 100 milion euro, nga te cilat, me shume se gjysma jane siguruar. Nga ana tjeter, brenda qershorit 2012 do te shpenzohen rreth 100 milione euro per nisjen e punimeve per linjen Kinostudio-Kombinat te tramvajit, dhe brenda Dhjetorit 2012 per nisjen e linjes tjeter Bregu Lumit-Selite. Basha ka deklaruar pak kohe me pare se 170 milion euro do te investohen per nenkalime, parkime nentokesore, akse te reja, dhe nderhyrje te tjera brenda qytetit. Ndersa 230 milion euro pritet te investohen per objekte te tjera te infrastruktures sociale, kulturore, arsimore. Basha ka deklaruar se kriteri i vetem i perzgjedhjes se kompanive qe do te kryejne keto punime, do te jete cilesia dhe afati i perfundimit te punimeve.