E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Jo ndryshimeve kushtetuese, nuk ka vakuum institucional

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, deklaron se nuk ka nevoje per ndryshime ne Kushtetute. Ne nje interviste dhene per televizionin “ABC News”, Haxhinasto shprehet se nuk ka vakuam institucional. Ministri i Jashtem flet dhe per procesin e integrimit te vendit dhe nevojen e nje dialogu mes papeve per te avancuar ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.

Ne ato qe konsiderohen deklarime apo prononcime te koheve te fundit socialistet duket se e lene gjysmen e deres hapur per LSI-ne. Cili do te ishte komenti juaj, ne emer te LSI-se, per kete mundesi qe jepet per t`iu ribashkuar se majtes?

Interesante shprehja juaj “beteja e koalicioneve”. Mendoj se nuk eshte ceshtja se kush do te beje lufte me te madhe per te marre LSI-ne ose koalicionin e saj, pasi ajo ka nje filozofi te veten politike, ka nje set parimesh shume te rendesishme, ka nje moral politik, i cili e orienton ne vendimmarrjet me te rendesishme, ashtu sic beri dhe ne vitin 2009, kur vendosi qe te ishte pjese e koalicionit me Partine Demokratike. Nje sere argumentesh te rendesishme e motivuan LSI-ne, si stabiliteti i vendit, permbushja me sukses e shume objektivave te rendesishme qe kishte vendi ne ate kohe, ndermjet te cilave edhe levizja e lire e shqiptareve drejt BE-se, por edhe nje program qe e shikonte si te realizueshem ne kuader te koalicionit aktual. Per te ardhmen mendoj se ky do te jete perseri motivimi. LSI eshte aktualisht nje parti qe ka nje profil te qarte politik, ka nje set prioritetesh e politikash, per te cilat ajo qendron, qe kane te beje kryesisht me sherbimet qe ajo u ofron qytetareve ne fushen e arsimit, ne fushen e shendetesise, ne fushen e zhvillimit ekonomik, sidomos ne fushen e punesimit, por dhe ne fusha te tjera, ne politiken e jashtme, ne bujqesi, etj, politika te cilat ajo eshte duke i perpunuar me tej, duke gjetur zhvillime te reja, ide te reja, me qellim qe ajo te jete e suksesshme ne arritjen e te gjitha objektivave qe ajo ka para qytetareve shqiptare. Se pari te realizoje premtimet zgjedhore, dhe se dyti, te zbatoje ato politika qe jane ne perputhje te plote me sistemin e vlerave te nje te majte moderne, te nje te majte evropiane qe ajo perfaqeson ne politiken shqiptare. Pra do te jene keto parime, objektivat politike qe do te kemi dhe qe do te percaktojne te ardhmen e koalicionit.

Cfare e mban LSI-ne ne koalicion me Partine Demokratike. Sapo e cilesuat veten si nje force politike te majte dhe ne fakt kjo eshte deklaruar me heret edhe nga z. Meta. Pervec pushtetit cfare ju mban z. Haxhinasto me PD-ne?

Mendoj se pushteti eshte mjeti per te arritur objektivat dhe une pak a shume jua shtjellova se cilat ishin motivet dhe motivimi, parimet qe na shtyne qe ne 2009 te realizojme kete koalicion, qe per hir te se vertetes, ka provuar se ka qene nje koalicion i suksesshem, i cili ka arritur shume objektivat e tij dhe vazhdon t`i realizoje ato. Ne thelbin e tij ky koalicion ka krijimin e sinergjive, te kontributeve politike qe sjellin forcat politike pjesemarrese ne te, midis te cilave dhe LSI. Sigurisht nje sere politikash te qeverise aktuale, te programit te saj, qe jane kontribut edhe i LSI-se, i kane dhene ngjyre te theksuar sociale, i kane dhene solidaritet te theksuar social politikave te caktuara, qe kane te bejne qofte me sistemin e shperndarjes se te ardhurave, por edhe me sherbime me te mira, qofte ne arsim, qofte ne shendetesi. Ky koalicion ka te beje me arritjen e disa objektivave qe ne i kemi patur prioritare ne programin tone qeverises, ne planin tone per veprim, vecanerisht me realizimin e asaj qe une permenda, levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne Evrope, por dhe me avancimin e agjendes evropiane te Shqiperise drejt BE-se.

Z. Meta nuk e ka mohuar asnjehere faktin se LSI me socialistet eshte gjithmone e gatshme te bashkepunoje, por jo me lidershipin aktual. Ne rast se do te kishte ndryshime te brendshme ne PS, sa e gatshme do te ishte LSI qe keto objektiva madhore qe ju permendet pak me pare t`i realizonte brenda gjirit te familjes se saj natyrale, te themi brenda se majtes?

Une do te thoja se kjo nuk eshte ceshtje e nje familje natyrale eshte ceshtje e disa parimeve, vlerave, objektivave politike qe nje force politike si LSI-ja me profilin e saj politik, te zgjedhe per t`i realizuar ne mundesi te koalicioneve te caktuara, ne mundesi te konteksteve te caktuara politike. Ne momentin aktual, ne ndodhemi ne nje marreveshje shume solide me PD-ne, ne nje koalicion, i cili vazhdon te jete shume solid, nje koalicion ne te cilen LSI ka nje prioritet maksimal. Kjo u duk dhe ne bashkepunimin politik qe ne patem ne zgjedhjet e 8 majit dhe ne proceset e tjera ne kuader te tyre. Pra kemi nje marredhenie shume solide, e cila nuk ndryshon ne baze te thirrjeve apo situatave politike qe mund te krijohen, mund te deshirohen, apo mund te provokohen nga cdokush lider i opozites. Eshte shume e rendesishme te thuhet qe LSI eshte nje parti sovrane ne vendimmarrjet e saj dhe une jua shpjegova se cili eshte prioriteti i marrjes se vendimeve, pra jane vlerat, programet, objektivat politike qe ajo ka. Per sa i takon bashkepunimit me PS, sigurisht kjo parti, ne nje hark kohor relativisht te gjate ne politiken shqiptare, e ka trajtuar LSI-se si kundershtarin e saj kryesor, per asnje arsye tjeter racionale apo politike, por vetem per faktin se LSI ka patur gjithmone nje profil te spikatur politik te se majtes moderne evropiane, dhe eshte pare si konkurrente ne aspektin e se majtes nga ana e PS-se. Kjo nuk eshte nje metode e drejte e racionale per te krijuar sinergjite e nevojshme dhe koalicionet e nevojshme. Te kthehem dhe nje here te PS. Mendoj se ajo ka perpara nje rruge shume te gjate per reformimin e saj ne te gjitha planet, ne aspektin organizativ, mbi te gjitha ne aspektin e sistemit te saj te vlerave, sistemit te platformes se saj politike, pasi fatkeqesisht, nuk di deri me sot, qe te kene nje politike te mirefillte qe identifikohet me PS, ose nje grup politikash, te cilave ajo u qendron dhe te cilat i paraqet ne elektoratin shqiptar, me qellim per te siguruar mbeshtetjen perkatese elektorale dhe per te fituar konkurrimet e ardhshme zgjedhore.

“Ofertimet”, i vleresoni si zera te vecante te eksponenteve te kesaj partie apo si nje lloj strategjie qofte dhe ne kuader te asaj qe z. Rama ka paralajmeruar per nje opozite te re ?

Nuk do ta analizoj shume gjate kete ceshtje. Mendoj se nuk ka rendesi nga vijne keto zera, nga nivelet e para, te dyta, te treta, nivele te fundit apo anetaresia; e rendesishme eshte qe kjo nuk eshte ceshtje qe shtrohet. Ne jemi nje koalicion solid, nje koalicion i cili do ta ezauroje veten pergjate gjithe legjislatures, ne kohen e duhur ne vendin e duhur, duke marre parasysh te gjithe faktoret politike. LSI do te marre vendimet perkatese, persa i takon te ardhmes se saj politike.

Jemi ne nje moment delikat te politikes shqiptare per shkak te ngercit qe e ka shoqeruar ne vitet e fundit; duket se ka nje levizje te re, kerkohen serish ndryshime ne kushtetuten e vendit. Kujtojme z. Haxhinasto se LSI ka qene krejtesisht kunder ndryshimeve te 2008, madje deputetet e saj perfshire dhe liderin Meta jane grumbulluar per dite te tera ne nje greve urie, pa llogaritur ketu edhe protestat e shumta te zhvilluara ne ato dite. Sot qe jepet mundesia, pavaresisht se oferta vjen nga iniciatoret e vitit 2008 per te riparuar keto ndryshime, ku do te pozicionohet LSI?

LSI ka perseri te njejtin qendrim parimor qe ka patur, te njejtin qendrim per sa i takon amendimeve qe jane bere, ka qene kunder tyre dhe eshte perseri kunder tyre, por mendon se nuk mund te perdoret i njejti proces i mbyllur, sic ndodhi me ndryshimet e fundit. Mendojme se, ne rast se ndryshimet kushtetuese do te jene te domosdoshme, para se gjithash duhet te behet e qarte se perse jane te domosdoshme keto ndryshime kushtetuese. Flitet shpesh per to, por nuk ka asnje reference kushtetuese; cilen ceshtje ose cfare vakuumi institucional kerkojne te rregullojne dhe te zgjidhin. Flitet ne pergjithesi per to. Shpesh here paraqitet sikur ndryshimi kushtetues do te jete nje kusht per te realizuar reformat te tjera, te cilat jane te domosdoshme per vendin, te cilat dihen me detaje cilat jane dhe cilat duhen bere.

A mund te jete nje celes per dialog z. Haxhinasto?

Mendoj se me shume se nje celes per dialog ky eshte nje kushtezim i ri, eshte nje pengmarrje e re ne nje forme tjeter. Ajo qe shtrohet para politikes shqiptare ne momentin aktual eshte angazhimi per te zbatuar reformat qe parashikohen ne 12 prioritetet e vena para Shqiperise nga BE. Kjo eshte sfida e madhe e Shqiperise dhe mendoj se pa realizuar keto prioritete, cdo diskutim tjeter do te jete, nese perdor nje shprehje popullore, sikur t’i fusesh gure nen rrota procesit te integrimit te Shqiperise. Ndryshimet kushtetuese jane nje proces krejtesisht tjeter, i pavarur nga integrimi evropian ne setin e prioriteteve e rekomandimeve qe BE ka vene para Shqiperise. Nuk ka asnje ceshtje qe ka te beje me ndryshime kushtetuese. Praktika ka treguar qe marreveshje te tilla - nuk do ta ekzagjeroja aspak nese do te perdorja termin “pazare politike”, te jene ne dem te sistemit, ne dem te ligjshmerise, ne dem te respektit per ligjin ne kete shtet, pasi nje ndarje e tille pushtetesh ne tavoline, ne fund te fundit, gjeja e pare qe ben, i kompromenton keto pushtete, i ben pjese te politikes, pjese te partive te caktuara.

Megjithate jane keto pozicionet me te lakmuara per te arritur qofte dhe ne pazaret qe ju folet. Z. Haxhinasto, kjo ka ndodhur ne Shqiperi apo jo?

Mendoj se kjo nuk eshte nje ceshtje e pozicioneve te lakmuara, por eshte nje respekt per pavaresine e institucioneve, respekt per funksionimin e shtetit te se drejtes, eshte nje respekt mbi te gjitha per parimin e legjitimitetit ne nje vend, ku cdo institucion perfaqeson te gjitha palet, ku cdo institucion i sherben te gjitha paleve, pra eshte i pavarur dhe mbi te gjitha bazohet mbi kushtetuten. Cdo ndarje e tille, sic e thashe, ‘ne tavoline’ eshte nje dem shume i madh qe i behet demokracise dhe vete logjikes se sistemit demokratit te cilin ka sot Shqiperia.

Si mund te arrihet kompromisi me opoziten z. Haxhinasto, cfare mund te ofroje mazhoranca per te marre ofertat ne kete rast, meqenese z. Berisha ia ka lene ne dore opozites per te bere keto oferta per reformen zgjedhore?

Duhet vendosur pa diskutim nje kuader brenda te cilit te realizohen ndryshimet e kodit zgjedhor. Duhet te vendosen disa kritere, kritere te cilat jane themelore per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Dy jane kritere themelore qe e realizojne kete: eshte barazia ne konkurrim dhe barazia e votes, qe do te thote se te gjitha partite jane te barabarta ne procesin e konkurrimit, pra kane te drejte qe te marrin mbeshtetjen perkatese zgjedhore qe i jep elektorati dhe kjo mbeshtetje nuk transformohet nga sistemet apo nga artificet qe detyrohen te futen ne sistem. Ky parim eshte ne perputhje te plote me kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila thote ne menyre shume te qarte, qe perfaqesimi ne parlament behet sa me prane votes proporcionale kombetare qe merr nje parti e caktuar. Sistemi qe do te zgjidhet per zgjedhjet e ardhshme duhet te jete ne funksion me kete parim themelor kushtetues, pra qe cdo parti te marre mundesisht te gjithe numrin e votave qe merr nga elektorati. Ceshtja e dyte eshte ceshtja e barazise se votes.

Si kreu i diplomacise shqiptare dhe me kontakte te vijueshme me faktorin nderkombetar, sa rrezikon Shqiperia nga kriza politike ne fund-tetorin e ketij viti, dhe cfare rrezikon konkretisht?

Shqiperia rrezikon marrjen e statusin te vendit kandidat, status i cili eshte nje hap shume i rendesishem, cilesor qe Shqiperia pastaj te ece me tej, te hape negociatat me Bashkimin Europian, te filloje negociatat dhe ne perfundim te tyre te behet anetare e BE-se. Kjo eshte nje hallke e domosdoshme, eshte nje hap i domosdoshem qe ne duhet te ndermarrim ne kete proces. Dhe per te arritur aty, ajo qe eshte shtruar para politikes shqiptare tashme eshte perseritur me qindra here, edhe per teleshikuesit tuaj, dhe ka te beje me realizimin e nje plani masash, te nje plani kombetar per realizimin e dymbedhjete prioriteteve qe ka vene BE perpara nesh.

Per ta sqaruar publikun, jane prioritete qe kerkojne konsensus te se gjithe bazes politike te vendit?

Jo domosdoshmerisht, keto kerkojne nje funksionim normal te parlamentit, ose te kontributit politik qe jep opozita aktualisht. Qe do te thote qe opozita te vije ne parlament, do te thote qe per ato ligje qe jane ne themel te reformave qe kerkohen, te behet nje diskutim, te jepet kontribut i mirefillte sipas proceduarave parlamentare, te shkohet edhe ne seance plenare, te diskutohet per keto ligje, te votohet per keto ligje, dhe pastaj sigurisht te arrihet ne nje konsensus optimal, per t’i votuar ato dhe per te ecur me tej. Kjo nuk do te thote qe ne kete proces do te miratohen variante te opozites, por nuk do te thote qe do miratohen variante te mazhorances. Kjo do te thote qe ketu do te kete nje dialog, nje funksionim normal te institucionit, sic ndodh ne te gjitha parlamentet e botes, qe debati politik, kontributi legjislativ jepet brenda salles se parlamentit. Kjo eshte ceshtja themelore. Ne qofte se kjo do te realizohet ne shtator, dhe une nuk shoh arsye pse kjo te mos realizohet, atehere Shqiperia i ka shanset qe te kualifikohet pozitivisht, pra te marre statusin e vendit kandidat ne opinionin e ardhshem te Komisionit Evropian per Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›