E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senati miraton ligjin për tavanin e borxhit

Të zgjedhurit miratuan tekstin me 74 vota pro kundër 26, një ditë pas miratimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Mbeten vetëm pak orë që Presidenti Obama të dekretojë ligjin para afatit të fundit të caktuar nga Thesari për të shmangur një falimentim, sot në mesnatë.

Obama e ka mirëpritur miratimin e këtij ligji nga Kongresi. “Kongresi e ka miratuar kompromisin për reduktimin e deficitit dhe shmangien e dështimit, që do ta shkatërronte ekonominë tonë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Ky ishte një debat i gjatë dhe unë dëshiroj ta falënderoj popullin amerikan për mbajtjen e presionit në zyrtarët e vet të zgjedhur që politikën ta lënë mënjanë e të punojnë së bashku për të mirën e vendit”.

Në rast mosmiratimi të paktit, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të paguanin të gjitha faturat, çka do të ndikonte edhe në tregjet globale.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-02 19:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›