E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën edhe anëtari i PBDNJ-së në KQZ. OSBE: Duhet të plotësohen vendet

Jano-Jani-320x245Tiranë- Një ditë pas dorëheqjes së parevokueshme edhe të anëtarit të dytë të PS-së në KQZ, anëtari i tretë i propozuar nga Partia për Bashkim e të Drejtave të Njeriut si përfaqësues i opozitës në KQZ, Jani Jani ka deklaruar ngrirjen e veprimtarisë së tij në këtë institucion.

“Në pritje të një reflektimi real për të hequr dorë nga cënimni i këtij institucioni… deklaroj ngrirjen e veprimtarisë formale në këtë institucion. Dua të përshëndes edhe vendimin e disa ditëve më parë të kolegëve të mi”,- tha Jani. Ai ka theksuar se mazhoranca ka cënuar punën e KQZ-së.

“Konstatoj se disa forca politike e konkretisht mazhoranca shqiptare haptazi kanë ndërmarë veprime që kanë shkelur pavarësinë e këtij institucioni”,- deklaron ai në deklaratën e dorëheqjes.

Një ditë më parë, pas largimit të Denar Bibës nga KQZ, të mërkurën ka dhënë dorëheqjen edhe anëtari i dytë i Parisë Socialiste, Albana Shtylla.

Ndërkohë një një deklaratë të shkurtër për mediat, ajo shprehet se votimi në Kuvend cënoi integritetin dhe pavarësinë e çdo anëtari në vendimmarrje.

Zbatimi ligjit dhe paanësia politike më karakterizuar gjatë karrierës sime. Medoj që kushdo që të ishte në vendin tim do të konstatonte se gjatë ushtrimit të profesionit, i cënohet integriteti dhe garancia ligjore, do të bënte të njëtin veprim. Theksoj zbatimin e ligjit dhe integritetin si gjëra të shtrenjta për mua. Nuk do të lejoj që të mi cënonjnë ato, siç është dhe rasti i anëtarit të KQZ-së,- tha ajo.

Dy ditë më parë të njëjtën gjë bëri edhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili në shenjë proteste ndaj shkarkimit të Muhos dha dorëheqjen.

Wollfarth: KQZ-ja duhet të jetë e plotë, të gjithë të japin kontribut pozitiv

wollfarth-foto-e-reDuke komentuar situatën më të fundit politike në vend, Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka deklaruar se pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste në këto kushte, “KQZ-ja nuk mund të funksionojë kështu, por duhet të jetë e plotë.

Për kreun e ambasadës së OSBE-së në vendin tonë, Wollfarth, e rëndësishme nuk është se kujt i takon faji, por rëndësi ka që të gjithë të japin një kontribut pozitiv.

Wollfarth kujtoi rekomandimet e OSBE të 2009-ës, sipas të cilave palët duhet të kenë mirëkuptim mes tyre mbi të gjitha.

Këto deklarata, kreu i prezencës së OSBE i bëri nga Instituti Ramazan Kabashi ku vizitoi fëmijët e verbër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›