Ngrin veprimtarinë në KQZ anëtari i tretë i opozitës. Jani: KQZ u cënua
TIRANË- Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita Denar Bibës dhe Albana Shtyllës, ngrin veprimtarinë e tij në KQZ edhe Jani Jani, përfaqësuesi i tretë i opozitës i propozuar nga PBDNJ-ja.
Jani ka bërë më dije se mësohet ta ketë marrë këtë vendim në shenjë solidariteti me kolegët e tij, Biba e Shtylla, por edhe Muho, i shkarkuar tashmë nga KQZ-ja.
“Mazhoranca ka cenuar haptazi veprimtarinë e KQZ-së”, është shprehur Jani Jani.
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarja Albana Shtylla u tërhoqën nga detyra pas miratimit të hënën nga maxhoranca të kërkesës së saj për zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI, Ilirian Muho. Denar Biba u dorëhoq ditën e martë më mbrëmje, ndërsa Shtylla dje. Një ditë më vonë vjen edhe veprimi i anëtarit të tretë të opozitës, duke e vënë KQZ në një situatë të vështirë për funksionimin e saj.
(m.a/BalkanWeb)