E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret ne pension 55 vjec, Berisha mbeshtet sindikatat Sonila Isaku

Pak kohe perpara zgjedhjeve dhe pak dite pas takimit me kryeministrin drejtuesit e Sindikatave te Pavarura te Shqiperise i kane derguar kreut te qeverise nje kerkese ku te miratohet ndryshimi i daljes ne pension per minatoret. Keshtu sipas kesaj kerkese minatoret kerkojne uljen e moshes se daljes ne pension deri ne 55 vjec. Ata i kane derguar nje shkrese kryeministrit Sali Berisha, nepermjet sindikalisteve ne te cilen rendisin disa pika me karakter ekonomik. Ata kerkojne qe vjetersia ne pune te jete 25 vjet, pasi minatoret kane punen me te veshtire nga te gjithe sektoret e tjere ne vend. “Mosha e daljes se tyre ne pension 55 vjec, per gjithe minatoret e punonjesit e nentokes. Nga keto me nje vjetersi pune prej 25 vjet e kondicionuar kjo per pune ne nen toke per 12 vjet e gjysme. I ka shkuar qe diten e djeshme mbi bazen e kerkeses se kryeministrit qe ta cojme urgjentisht per tu futur para zgjedhjeve te 23 qershorit ne qeveri per tu miratuar ky pension”, thote Gezim Kalaja, kryetar i sindikatave te pavarura te Shqiperise. Kerkesa eshte bere pas premtimit te Kryeministrit Berisha ne ceremonine e organizuar me rastin e 22 vjetorit te greves se pare te pergjithshme te 800 mije punonjesve te Shqiperise. Ne kete takim te zhvilluar me sindikatat, kryeministri Berisha eshte shprehur se do te plotesoja te gjitha kerkesat qe do te paraqiten per minatoret nga vete sindikata. “Per pensionin dhe moshen 55 vjec do te behet realitet shume shpejt. Ndersa ne jemi te gatshem te bejme reformen e nevojshme” eshte shprehur gjate takimit kreu i qeverise.

Aktualisht ligji ne fuqi, shprehet se mosha e daljes ne pension per meshkujt eshte 65 vjec. Nderkohe studimet e bera nga specialistet e shendetit publik nder vite raportojne se jetegjatesia mesatare e punonjesve me profesione te veshtira si ne industri minerare, te naftes dhe te gazit, metalurgji, gjeologji, industri kimike, fabrika, te jete rreth 60 vjec. Nisur nga ky fakt, minatoret vazhdimisht kane kerkuar ulje te moshes se daljes ne pension. Kete here vetem para pak ditesh ata kane marre edhe garancine e kryeministrit Berisha se mosha do te ulet dhe se nga ky vendim qe pritet te miratohet nga qeveria do te perfitojne me mijera minatore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›