E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet varr i ri masiv në Serbi

Të tjera varre masive të shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Serbi.
Deklarat zyrtare serbe theksojnë se ka informacione për një varrezë masive që thuhet se mund të ketë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 90-të në Kosovë.
Zyra e Prokurorit të Serbisë për Krime Lufte, thotë se Eulex-i e kishte njoftuar atë për zbulimin e varrit në qytetin Rashkë, në jugperëndim të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën.
Zyrtarët njoftuan se nxjerrja e eshtrave pritej të fillonte pas disa ditësh.
Viktimat besohet se janë vrarë gjatë konfliktit 1998-1999, kur trupat serbe luftuan me kryengritësit shqiptarë të Kosovës.
Zona ku u zbulua varri, besohej se fshihte një varr masiv dhe hetuesit e kishin kontrolluar këtë zonë dy vjet më parë, por pa rezultat.
Prokurori Vladimir Vukceviç, tha se zbulimi i varrit ishte një shenjë se Serbia ishte e angazhuar të përballej me historinë e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›