Angli/ Gordon Brown largohet nga drejtimi i Partisë Laburiste
Gordon Brown ka bërë të ditur se do të largohet nga drejtimi i Partisë Laburiste. Gordon Brown, kryeministër që nga 2007 tha se donte që në vend të tij të kishte një pasues në kohë për konferencën e Partisë në Shtator.
Zoti Brown e bëri të ditur lajmin për t'u larguar në një deklaratë në Downing Street në të cilën ai gjithashtu bëri të ditur se partia e tij do të fillonte bisedime zyrtare me Liberal Demokratët.
Konservatorët morën shumicën e votave në zgjedhje dhe deri më tani kanë qenë në bisedime me liberal demokratët.
Zoti Brown tha se Britania kishte një "sistem parlamentar dhe jo presidencial" dhe shtoi se kishte "shumicë progresiste " të votuesve.