E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët refuzojnë marrëveshjen e ACR: Do vijojmë grevën

Minatorët e Bulqizës kanë refuzuar marrëveshjen e paraqitur nga ana e firmës koncensionare ACR dhe kanë thënë se do të vijojnë grevën e tyre, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Ata nuk kanë pranuar marrëveshjen prej 7 pikash të kompanisë me pretendimen se mungojnë tre kërkesat e minatorëve.

Sipas tyre në marrëveshje nuk është përfshirë largimi i drejtorit të minierës Medat Zogu, nuk paguhen të gjitha ditët e grevës dhe nuk janë dhënë garanci për investimet në nivelin e 16-të të minierës së Bulqizës.

Në marrëveshjen e ACR-së janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.

10 minatorë janë rifutur sërish në grevë urie prej tre ditësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›