E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka Zot që e kupton Guvernatorin e Shqipërisë?!!!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ashtu si çdo muaj, ka dalë në një konferencë shtypi, ku ka folur për zhvillimet ekonomike.

Fullani ka folur për rritjen ekonomike, duke thënë se edhe muaji korrik ka shënuar sukses, ndërsa tha se se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, duke qendruar 5.25%.

Më pas, Fullani ka bërë një monolog të vërtetë për më shumë se një orë dhe, duke u ngatërruar shpesh herë me ato që thoshte dhe duke rënë në kundërshti me veten e vet.

Ja një pjesë e shkurtër e fjalimit të Fullanit:

Ashtu siç pritej ngaBankae Shqipërisë, presionet e kontrolluara inflacioniste kanë krijuar një ambient të favorshëm për reduktimin e shpejtë të efekteve inflacioniste të importuara. Çmimet e konsumit gjatë 2011 janë ndikuar nga goditjet e ofertës të materializuara me disa produkte, apo me çmime të rregulluara. Inflacioni bazë ka frenuar rritjen. Stabilizimi i pritjeve të agjendëve ekonomik për inflacionin janë reflektuar në moderimin e efekteve të raundit të dytë të inflacionit.

Një pyetje na lind nga gjithë ky monolog i Fullanit: A di të flasë thjesht ky njeri?

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›