Minatoret sot 21 dite ne greve urie
Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 21-të grevës së urisë, ndërsa deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për një marrëveshje të mundshme mes tyre dhe kompanisë ACR.
Një ditë më parë, shkoi në 14 numri i minatorëve në grevën e urisë. Gentian Ndreu, minatori i cili ka qenë në grevë që në ditën e parë i është rikthyer grevës ditën e djeshme.
Ndreu kishte lënë grevën disa ditë më parë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa dje është rikthyer sërish tek 13 minatorët që ndodhen në ditën e 21-të të grevës.
Takimi i së premtes, mes përfaqësuesve të minatorëve dhe kompanisë ACR përfundoi pa një marrëveshje. Pas më shumë se dy orësh bisedime palët nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, për t’i dhënë fund grevës së 13 minatorëve të Bulqizës.