Spitali i Lezhes 110 raste urgjencash ne dite

110 raste paraqiten në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës, shifër që ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë, të një viti më parë, kur ky numër ishte 60- 70 raste në ditë.
Drejtori i Spitali Novruz Bare bën të ditur se enterovirozat dhe aksidentet përbëjnë numrin më të madh të urgjencave që paraqiten në këtë spital.Shkaqet e rritjes së numrit të pacientëve kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave dhe të numrit të popullsisë në qytet dhe zonat turistike për shkak të turistëve dhe kthimit të emigrantëve.
Rastet e helmimeve gjatë kësaj vere kanë qenë sporadike ku kanë ndikuar kontrollet e herëpashershme të inspektorëve të iushqimit dhe higjenës në pikat e tregëtimt dhe restorante.
Spitali i Lezhës është në shërbim 24 orë e personel të shtuar për tju përgjigjur edhe urgjencave që vijnë nga qendrat shëndetësoore të pikave turistike, Shëngjin dhe Tale, si edhe aksidenteve të cilat janë të shumta në aksin që lidh qytetin me Tiranën.
Lindita Kokaj