E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce policia arreston vrasesin 84 vjecar

Kufoma e masakruar e gjetur në  vendgrumbullimin e plehrave në Korcë, i përket Liljana Arapit. 42 vjeçarja, me origjinë nga Devolli, prej 5 vitesh bashkëjetonte me 84 vjeçarin, Gaqo Dumka, i cili sipas policisë është dhe autori i krimit makabër.

Gjatë rrëfëmit në polici i moshuari ka treguar se e ka vrarë gruan, që e paraqiste si mbesë, në banesën e tyre me qera, për arsye xhelozie.

Më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në plehra të ndarë në pjesë. Ndërkohë ende nuk është gjetur koka e gruas, e cila bashkë me duart dhe këmbët, ishte e ndarë nga trupi.

Autori e  ka masakruar gruan fillimisht me thikë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e ka coptuar për ta hedhur në kazanin e plehrave pranë banesës së tij.

Makina e pastrimit të qytetit ka transportuar më pas pjesët e trupit në fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit të Korçës, në afërsi të fshatit Ravonik, ku dhe është zbuluar nga kalimtarët, në orët e mbrëmjes së të enjtes.

E gjymtuar në pjesën e këmbëve, duarve dhe gjenitaleve si dhe me kokë të prerë, kufoma nuk u identifikua mbrëmjen e së shtunës.

Për zbulimin e autorit, policia e Korçës, kishte vënë në dispozicion dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.
 
Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›