E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon fluksi i hyrje-daljeve ne piken kufitare ee Kakavijes


Muaji Gusht i cili shënon dhe kulmin e sezonit turistik ka sjellë fluks kalimtarësh në pikën kufitare të Kakavijës.

Në një interviste për Abc news, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai ka deklaruar se vetëm gjatë ditës së shtunë në këtë pikë kufitare kanë hyrë më shumë se 7300 shtetas, ndërkohë që numërohen edhe 6300 shtetas të huaj të cilët kanë zgjedhur Shqiperinë si pikë turistike.

Kthimi i emigranteve si dhe lëvizja e shqiptarëve jashtë vendit pas liberalizimit të vizave, ka bërë që policitë kufitare të marrin masa duke shtuar numrin e sporteleve për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në Kakavijë në hyrje punohet me 8 sportele, ndërsa në dalje numërohen 4 sportele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›