Sula: PD mos behet pishman per Topin
Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh dje se Presidenti Bamir Topi ne nje vit te ushtrimit te mandatit te tij ka konsoliduar figuren e tij si president. Sipas demokratit, i njohur si mik i kreut te shtetit, Topi gjate tere kesaj periudhe ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutet. E mbi te gjitha sipas Sules, ka qene gjithnje asnjeanes ne trajtimin e partive politike. "Maxhoranca nuk ka pse te behet pishman per zgjedhjen e tij si president", tha Sula. Deputeti demokrat vleresoi se kreu i shtetit eshte ne rruge te mbare ne drejtimin e vendit. Madje ai gjeti rastin dhe ti uroje presidentit Bamir Topi suksese gjate gjithe mandatit te tij ne krye te vendit. Kreut te shtetit i kane mbetur dhe kater vite te tjera ne detyre.