Milo: Kreu i shtetit te na degjoje dhe ne
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh dje ne nje vjetorin e emerimit te Bamir Topit ne detyren e Presidentit te Republikes, se ai eshte perpjekur te qendroje ne nivelin e kesaj detyre. "Bamir Topi eshte perpjekur te qendroje ne nivelin e detyres qe i lejon kushtetuta. Deri tani ai e justifikon zgjedhjen e bere per te", u shpreh Milo. Megjithate dhe ai shprehu disa rezerva ndaj qendrimit dhe ushtrimit te rolit te Presidentit. "Mendoj se Presidenti Topi duhet te jete me i hapur per bashkepunim e konsultim me te gjitha forcat politike. E kam fjalen qe te mos vijoje konsulencen e perhershme vetem me partite qe kane me shume pushtet ne parlament, por dhe forcat e tjera", tha Milo.