E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me vizat nuk do abuzohet, opozita u përpoq ti bllokojë

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e grupit te Partise Demokratike, e ka cilësuar 15 dhjetorin, si ngjarjen me te rendesishme per shqiptaret. Ai u shpreh se heqja e vizave eshte nje arritje dhe finalizim i reformave te ndërmarra, nderkohe qe ka akuzuar opoziten se gjate gjithe kohes, eshte munduar te bllokoje, kete ngjarje te rendesishme. Nje fakt sipas Berishes, qe e dëshmon kete, eshte greva e urise qe opozita nisi, per hapjen e kutive.

"Shkruajtën letra dhe bën cdo gjë ky grusht bllokmenësh të rinj, që kjo të mos ndodhte, heqja e vizave të mos bëhej do keni 1 milionë shqiptarë që do vërshojnë drejt jush, u bë gënjeshtrae tyre e hapur në mbarë botën. Prenotuan racist antishqiptar për të mbajtur fjalimet më primitive kundër shqiptarëve. Protestojnë? Le të protestojnë sa të duan, shqiptarët do të lëvizin të lirë në mbarë Europën", tha kryeministri Sali Berisha.

Gjate mbledhjes se grupit te Partise Demokratike, zoti Berisha eshte ndalur dhe ne menaxhimin e situates ne Shkoder. Ai ka vleresuar menaxhimin e larte, qe eshte bere nga te gjitha strukturat, ne nje nga ngjarjet me te veshtira qe ka kaluar vendi.

"Se do bëjmë gjithcka për të shpëtuar cdo jetë njerëzore dhe se në shpëtim të një jetë njerëzore sakrifica është gjithnjë e pranueshme dhe e domosdoshme, kurse për sa u përket problemeve të tjera njeriu i fundit që mund të flasë dhe të qajë hallet e Shkodrës je ti zoti Rama. Cfardo që të bësh ti, ti për atë qytet mbetesh një alien", tha Berisha.

Mbledhja grupi te Partise Demokratike, eshte mbyllur me premtimin e kryeministrit Berisha, se qeveria qe ai drejton do te marre te gjitha masat qe me vendimin fisnik, per heqjen e liberalizimit te vizave nuk do te abuzohet.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›