E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minibashkia nr. 2 njesia me siperfaqe sa 1/5-a e Tiranes

Zona

Njesia bashkiake numer 2 perfshin qendren aktuale si dhe ate historike te Tiranes. Kjo njesi perfshin qendren ku sipas tradites u hodhen themelet e Tiranes si qytet. Njesia shtrihet nga sheshi Skenderbej e rruga Qemal Stafa deri ne Sauk nga bulevardi Deshmoret e Kombit deri te rruga Arkitekt Kasemi. Ajo eshte njesia bashkiake me siperfaqen me te madhe me rreth 14 km qe eshte mbi 1/5 e qytetit te Tiranes. Ne territorin e kesaj njesie ndodhen pjesa me e madhe e objekteve dhe institucioneve te rendesishme si Kryeministria Pallati i Kongreseve Qendra Nderkombetare e Kultures Pallati i Kultures Bashkia e Tiranes Teatri Kombetar ministri te ndryshme hotel Dajti hotel Rogner hotel Sheraton Radio Televizioni Shqiptar Korpusi Universitar fakultete te ndryshme disa ambasada. Gjithashtu ne kete njesi ndodhen dhe tre objekte te vjetra kultit mysliman Xhamite e Ethem Beut Tabakeve dhe e Kokoniozit si dhe disa objekte te reja te vogla te kultit kristian. Kjo njesi perballet sot me probleme te njejta si ato te gjithe kryeqytetit ku bie ne sy problematika e madhe me infrastrukturen rrugore. Situata mbetet e renduar ne te ashtuquajturen Rruga e Baletit. Po keshtu ne kete zone problematike ngelen edhe disa pjese informale te cilat presin urbanizimin. Kjo njesi eshte drejtuar kater vitet e fundit nga socialisti Perparim Bodinaku i cili ne zgjedhjet e vitit 2007 u mbeshtet nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj mes te cileve edhe Levizja Socialiste per Integrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›