Milloshi Ftoj Ramen dhe Bashen per debat
Kandidati i trete per Tiranen fton dyshen kryesore Lulezim Basha-Edi Rama per nje debat te drejtperdrejte televiziv. Kreu i Partise Komuniste te Shqiperise Hysni Milloshi i regjistruar si kandidat direkt per kryetar bashkie ne kryeqytet ka deklaruar dje gjate prezantimit zyrtar dhe celjes se fushates se te dy rivalet e tij duhet te bien dakord per nje debat te hapur televiziv se bashku me te. Une do te propozoja qe dy kandidatet e tjere Basha dhe Rama se bashku dhe une te dilnim ne nje debat ashtu sikurse i ka hije vendeve me demokraci te zhvilluar dhe te flisnim per alternativat qe ne japim dhe me pas kete ta vendoste populli - eshte shprehur ai ne nje nga prononcimet me liberale ne raport me doktrinen te ciles zyrtarisht i referohet partia e tij. Pervec problemeve konkrete qe lidhen me jeten e perditshme dhe realitetin shqiptar Milloshi nuk ka munguar qe te marre nje pozicion konkret si ne raport me dy partite kryesore ashtu edhe me qeverine. PS-ja shume here ka fituar nga votat tona dhe me kodin e kaluar ajo dilte ne balotazh dhe me pas i fitonte garat pikerisht nga keto vota. Por kjo e majte ne fjale dhe e djathte ne praktike kurre nuk u tregua e mire me ne por gjithmone na ka shfrytezuar dhe kete po e bejne dhe tani - tha ai duke aktualizuar akuzat qe edhe aleatet e tjere i kane bere PS-se. Dhe per te vijuar mandej ne nje replike me kete te fundit Milloshi ka shtuar se ne dalim ne keto gare jo per te ndihmuar Sali Berishen por sepse ne boll kemi duruar 20 vjet dhe tani PS-ja ka frike se mos humbet votat e komunisteve.