Idrizi ameria ekziston sepse ekzistojme ne
Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet celi fushaten e saj ne qytetin e Elbasanit. Kreu i kesaj partie Shpetim Idrizi u shpreh se mbeshtet kandidatin per kryetar bashkie te koalicionit Aleanca per qytetarin Durim Hushi. Por ne kete takim Idrizi i kerkoi Hushit qe te beje kujdes me gjendjet civile ne momentin qe te behet kryetar bashkie per te pasur kujdes ndaj qytetareve qe tentojne te ndryshojne kombesine. Te paret tane u vrane se nuk ndryshuan kombesine - ka cituar kreu i PDIU-se. Zgjedhjet jane lokale dhe koalicioni me i madh i ketyre 20 viteve ka zgjedhur kandidatet me te mire ne pushtetin lokal por ne themel te cdo gjeje duhet te kemi familjen dhe kombin. Ne program te partise sone ekziston zgjidhja e ceshtjes came dhe ne do tu bejme presion pozitiv partive te medha qe ndonjehere sillen si te vogla per te zgjidhur ceshtjen tone duke garantuar ruajtjen e identitetit dhe kombit tone - ka theksuar Idrizi. Gjithashtu Idrizi me ane te prononcimit ne media i eshte pergjigjur ministrit te Jashtem te Greqise se ameria ekziston perderisa ne ekzistojme dhe jemi te gjithe se bashku. Idrizi u ka premtuar mbeshtetesve te tyre se se shpejti do te shkojne ne ameri. Nje tjeter pike e programit te partise came eshte edhe ajo per te rinjte qe perfshin shkrimin e historise ne librat e te rinjve ne menyre te tille qe ata te njohin historine e vertete te kombit shqiptar ka premtuar ai.