Miniç e Cvarku testime me Apoloninë

(ALBANIA SPORT) – Mesfushori serb Bojan Miniç (20 vjeç, ish-Bilisht Sport) dhe sulmuesi shqiptar Miguel Cvarku (21 vjeç, ish-Bilisht Sport) janë duke u testuar me Apoloninë e Fierit.
Në provë te skuadra e Hasan Likës është edhe tiranasi Xhunej Çutra (21 vjeç) i ardhur nga Sllovenia.
Mesfushori Rushani dhe mbrojtësi Spaho janë dy rikthimet te Apolonia, ndërkohë që janë larguar Arbër Capa, Erion Hoti, si dhe boshnjakët Edin Feruzoviç e Semir Haxhibuliç.