Arbër Capa firmos për Gramozin

(ALBANIA SPORT) – Arbër Capo braktis Apoloninë, “driblon” Partizanin dhe firmos për Gramozin një kontratë 6-mujore, deri ën fund të sezonit. Mesfushori tiranas bëhet kështu blerja e dytë e Gramozit pas sulmuesit korçar Marius Ngjela (ish-Flamurtari). 22-vjeçari Arbër Capa u aktivizua në 12 nga 17 ndeshjet e pjesës së parë të sezonit, duke shënuar një gol (kundër Dinamos).