Petar Shopov në provë të Skënderbeu

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi bullgari Petar Shopov do të testohet te Skënderbeu, përpara se trajneri Gerti Haxhiu të jap miratimin e tij për cilësitë e 31-vjeçarit.
Nga skuadra korçare duket se janë larguar përfundimisht katër kroatët Tomasiç, Djarmati, Rukavina dhe Guerrib (6 gola këtë sezon).
Nga ana tjetër, kapiteni Bledi Shkëmbi ka paditur klubin në Federatën Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kontratës për shkak të mos plotësimit të kushteve financiare. Edhe Elton Lika e Genti Gjondeda kanë bërë të njëjtën gjë.