E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardit Beqiri largohet nga Vllaznia

(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi Ardit Beqiri nuk është më pjesë e Vllaznisë. Ish-lojtari 30-vjeçar i Tiranës (10 ndeshje këtë sezon) nuk udhëtoi me grupin e drejtuar nga Edi Martini në grumbullimin e Malit të Zi. Beqiri pritet të nënshkruajë me Partizanin e Kategorisë së Parë.

Nga Vllaznia janë larguar edhe Elvin Beqiri e Blerim Rustemi, ndërkohë që më parë kishin ikur braziliani Leonardo dhe Llënga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›