Miniera e Bulqizës humb jetën një minator
Miniera e Bulqizës vazhdon të karakterizohet nga ngjarje tragjike . Vetëm tre ditë nga fillimi i, punimeve ka humbur sot jetën dhe një tjetër minator. Bajram Dalipi, 40 vjeç, është zënë nga masivi shkëmbor në një thellësi prej 1 mijë metrash dhe më pas ka humbur jetën.
Mesohet se minatori nuk po punonte për kompaninë ACR, por në një galeri private që ende nuk bëhet e ditur se në pronesi të kujt kompanie është. Kjo galeri mban numrin 58 dhe ndodhet në zonën D.
Ndërkohë prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për përgjegjësin e sektorit, drejtuesin sigurimit dhe të tjerë përgjegjës për vdekjen e minatorit.
Kjo ka qenë vdekja e tretë në minierë, sepse muajt e fundit kanë pësuar të njëjtin fat dy mintorë të tjerë.
No related posts.