Lushnje, zbulohen gjurmë arkeologjike
Lushnje- Në qytetin e Lushnjës janë gjetur gjurmë arkeologjike që dëshmojnë për një jetesë të hershme në këtë qytet. Në kodrën veriore të qujtur Kalifa është gjëetur një sasi e madhe qeramike e tipit solen.
Sipas arkeologut Niko Ferro këto qeramika mendohet se i përkasin shekullit të tretë dhe katër para Krishtit. Mendohet në këtë periudhë sepse kanë formën e sqepit të zogut. Mbi këtë zbulim janë njoftuar dhe përfaqësues të Institucionit të Shërbimit Arkeologjik, për të vazhduar gërmimet në një sipërfaqe më të madhe në këto zona.
Sipas arkeologut Ferro në qoftë se vërtetohet që këto zbulime i përkasin shekullit të tretë dhe të katërt, atëherë do të ndryshohet historia për fillimin e banimeve në Lushnjë që sot thuhet se i ka në vitin 1431.
No related posts.