E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e Bulqizës, METE pezullon marrëveshjen me ACR

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço, vendos pezullimin e pjesshëm të lejes minerare për zonën D, të dhënë shoqërisë ACR. Ky vendim erdhi pas raportit të grupit të punës të ngritur nga METE.

Pezullimi është dhënë deri në momentin e plotësimit të mangësive të kostatuara nga AKBN dhe RISHM, për sigurinë në punë dhe kushtet e shfrytëzimit. METE shpall të pavlefshme marrëveshjet nënkontraktore që ACR ka lidhur për zonën D.

Ngritja e grupit të punës nga METE erdhi menjëherë pas nisjes së protestës së minatorëve të Bulqizës .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›