E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha: Zjarri tek “Poligrafiku”, është shuar

Drejtori i Zjarrëfikseve, Haki Hoxha ka deklaruar për “Ora News”, se zjarri në zonën e “Poligrafikut”, është shuar. Ai theksoi se për shuarjen e këtij zjarri, është parë e nevojshme edhe ndërhyrja e forcave të tjera zjarrëfiksesh.

“Baza materiale e këtij biznesi është shkatërruar komplet”, u shpreh ai. Po ashtu, Hoxha tha se nuk ka më vatra të pashuara të zjarrit, edhe pse ky ishte një zjarr i rrezikshëm për shkak të përmbajtjes materiale të kësaj magazine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›