Shume propozime per zgjidhjen e krizes se euros

Te perditshmet gjermane keto dite kane hyre ne nje gare te vertete cila jep spekulimet me te mira per pyetjen se cfare vendimi do te marrin kryetaret e shteteve dhe qeverive te eurozones ne samitin e tyre te jashtezakonshem te enjten 21.7.2011. Gazeta Suumlddeutsche Zeitung pretendon te kete informacione se shtetet e eurozones po bejne pregatitje per te riblere obligacionet shteterore greke.
Disa koncepte jane te favorizuara
Dy koncepte per riblerje konsiderohen aktualisht me me shume gjasa per arritje konsensusi shkruan Suumlddeutsche Zeitung pasi per te dy variantet agjencite e vleresimit pritet te heshtin ose Greqia riblen ne treg obligacionet e veta ku cmimi eshte aktualisht i ulet. Parate per kete blerje Greqia do ti merrte nga fondi i shpetimit per vendet ne veshtiresi financiare EFSF.
Ose vete fondi i shpetimit blen obligacionet shteterore greke me cmim tregu. Per kete duhet te zgjerohet fusha e kompetencave te EFSF-se ne menyre qe te kete te drejte te bleje obligacione ne treg. Ne te dyja rastet do te kishim te benim me nje te ashtuquajtur reduktim borxhi per Greqine.
Edhe sektori privat thuhet se do te perfshihet ne riblerjen e obligacioneve shteterore greke njofton gazeta Die Welt ne numrin e se henes duke iu referuar qarqeve diplomatike. Vec kesaj te gjitha bankat private edhe ato te cilat nuk kane investuar ne Greqi do te paguajne ne te ardhmen nje takse per bankat.
Por ekziston edhe nje koncept i trete ai gjerman. Ky koncept parashikon zgjatjen e maturimit te obligacioneve greke me shtate vjet. Sipas gazetes Suumlddeutsche Zeitung ky koncept ka pak shanse. Edhe vete kancelarja Merkel e cila deri tani ka kundershtuar ne menyre strikte nje reduktim te borxhit grek ne nje interviste me kanalin e pare televiziv gjerman ARD nuk e perjashtoi me kete mundesi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Bankes Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet. Trichet kercenon
Edhe Jean-Claude Trichet duket se pret qe 17 vendet e eurozones te preferojne nje zgjidhje qe con ne faljen e nje pjese te borxhit grek. Sidoqofte shefi i BQE u ndje i detyruar te kercenonte qeverite e vendeve te eurozones. Per numrin e se henes 18.7. te gazetes Financial Times Deutschland Trichet u shpreh se nese vendimi i samitit te enjten 21.7. do te coje ne nje anulim te obligimeve te Greqise ndaj kreditoreve qeverite duhet te marrin masa qe sistemit te euros ti jepen garanci qe te jene te pranueshme.
Thene me qarte nese 17 shtetet e eurozones do te vendosin per nje zgjidhje e cila nga agjencite e vleresimit do te shihet si mospagim borxhesh BQE nuk do ti pranoje me si garanci obligacionet greke. Bankat greke pra nuk do te mund te marrin me para nga BQE ne kembim te obligacioneve shteterore greke. Kjo mund te coje ne nje kolaps te bankave grekeve. Qeverite mbajne pergjegjesi per kete tha Trichet.
Por BQE eshte gjithnje e me e vetmuar me refuzimin per reduktimin e borxhit grek. Shume eksperte te ekonomise e shohin faljen e nje pjese te borxhit grek si te domosdoshme.
Autore Jutta Wasserrab / E.XhaniSZ FTD Handelsblatt dapd rtr
Redaktoi P. Pani