E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minierat, Haxhinasto: Ti japim fund abuzimit

Edmond Haxhinasto

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto kërkoi sot nga drejtuesit vendorë një angazhim më të organizuar dhe efikas për të luftuar operatorët e paligjshëm që operojnë në sektorin minerarë në vend.

Deklarata e ministrit u bë gjatë një takimi me drejtuesit vendorë, ku u prezantuan edhe tre prioritete kryesore të sektorit.

Haxhinasto tha se pjesa më e madhe e aksidenteve në miniera kanë ndodhur nga këto subjekte që operojnë pa u liçensuar dhe jashtë standardeve. Ai tha se kësaj situate i duhet dhënë  fund nëpërmjet riaktivizimit të task  forcave që ministria ka në të gjithë ato qarqe ku ka aktivitet në miniera.

T’i jepet fund abuzimit- theksoi Haxhinasto.

Gjatë takimit ministri tha se 3 objektivat madhore janë;  Konsolidimin i sektorit minerarë. Duhet mënjanuar copëzimi i tejskajshëm i këtij sektori. Të rrisim standardizimin, të ulim kostot që të qëndrojnë mbi punën e këtij sektori. Rritja e kapaciteteve përpunuese, pasuruese me qëllim që të krijohet vlerë më e lartë, dhe kjo të mbetet në vend dhe jo të realizohet nga importuesit. Rritja e sigurisë në punë dhe e standardeve të punës, një detyrim i madh që kemi ndaj  punëtorit që angazhohet në këtë sektor.- tha Haxhinasto.

Një çështje tjetër e rëndësishme e cila mori vëmendjen e ministrit, Haxhinasto ishte edhe çështje e ruajtjes së standardit mjedisor. Kemi një vend të bukur, tha Haxhinasto, ndaj duhet ta ruajmë, të shfrytëzojmë pasuritë që na jep natyra por të mos e shëmtojmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›