Nishani pret në Presidencë, ambasadorin Arvizu
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Takimi nisi rreth orës 11:00 dhe zgjati per rreth 40 minuta. Ambasadori Arvizu, shoqerohej nga zevendesmabasadori, i cili sapo ka marre detyren ne Tirane. Ne mbyllje te takimit nuk pati asnje prononcim nga ambasadori, Aleksander Arvizu.
Presidenca e njoftoi dje takimit nëpërmjet një deklarate të shkurtër, ku thuhet se Ju njoftojme se neser, dt. 17 gusht 2012, ora 11:00 Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te zhvilloje, ne Presidence, nje takim me Ambasadorin e SHBA-ve, Aleksander Arvizu
Ky është takimi i parë i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me ambasadorin, Arvizu, pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit.