E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minierat, ligji forcon garancinë financiare

Garancia financiare dhe ndryshimi i rentës minerare janë dy risitë kryesore që vijnë në ligjin për sektorin minerar. Këshilli Konsultativ i Biznesit diskutoi në mbledhjen e sotme ndërhyrjet që janë bërë në draftin e ri, para votimit të tij në Kuvend. Ministri i Ekonomisë,

Dritan Prifti deklaroi se me këtë ligj do të bëhet disiplinimi i veprimtarisë në këtë sektor, për të cilin ka interes të lartë nga investitorët e huaj. Mbledhja e Këshillit Konsultativ vijoi e mbyllur për mediat. Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla për tu njohur me detajet të mëtejshme të diskutimit mbi ligjin në fjalë. Ligji për sektorin minerar është tërhequr nga diskutimi në Kuvend, pasi ministria e Ekonomisë gjykoi rishqyrtimin edhe njëherë të draftit. Kësaj herë ekspertët e ministrisë kanë marrë parasysh mendimet e grupeve të interesuara. Ndërkohë  Drejtori i Politikave Industriale në METE, Sokol Mati, bëri një prezantim më teknik të projektligjit Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, risitë që parashikon projektligji, si konceptin e strategjisë minerare; konceptet e transparencës dhe konkurrencës; përfshirjen e autoriteteve lokale në vendimmarrje; konceptet e reja të disiplinimit, që kanë të bëjnë me garancitë për rehabilitimin e mjedisit, realizimin e programeve të punës në lejet minerare dhe garancive për rehabilitimin e zonave të mbetjeve minerare; si dhe konceptin e ri të transparencës për pagesat e taksave nga subjektet minerare karshi qeverisë qendrore apo lokale, në kuadër të nismës së transparencës në industrinë nxjerrëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›