E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minifunde dhe taka në auditore, studentet vishen si për në pub (FOTO)

vajza-miss—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasan- Minifunde, pantallona të shkurtra, taka të larta, tualet i rënduar, çanta dhe aksesorë luksi është kjo pamja e kësaj stine vere, që të ofrojnë studentet nëpër auditoret e universiteteve publike në vend. 

Studentet i kanë shndërruar auditoret e universitetit Aleksandër Xhuvani gjatë këtij sezoni, si një pub apo mjedis plazhi. Një vend që shërben për të bërë paradë mode dhe jo i ngjashëm me mjedise u përcillet dije, kulturë dhe dalin elitat e së ardhmes.

Në një vëzhgim të Gazetës IDEA, si për paradoks, në çdo cep të këtij universiteti varen tabela ku shkruhet Kodi i Etikës dhe në pikën 5 shkruhet: Vishuni me veshje të pastër dhe të përshtatshme.

Por a thua që ky citat nënkupton pikërisht këtë gjë?! Duke bërë rolin e paparacit, sjellim disa foto të këtyre studenteve, që jashtë çdo rregulli etik vijnë me veshje ekstravagante. E pa e vrarë mendjen aspak, parakalojnë sikur janë mbi pasarelat e modës. Pamja të bën të mendosh se sa pak të interesuar janë studentet për një etikë veshje në komunitet universitar, që nuk ndodh vetëm në Elbasan.

Minifunde dhe taka në auditore, studentet vishen si për në pub

Minifunde dhe taka në auditore, studentet vishen si për në pub ◄ Back Next ► Picture 1 of 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›