Egjipti pas grushtit të shtetit, ushtria lejon protestat paqësore. Nisin sulmet
Egjipt- Ushtria e Egjiptit ka thënë se do të garantojë të drejtën e protestave paqësore përpara ditës tradicionale për mitingje të mëdha.
Përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane pritet të mblidhën të premten, pasi ushtria rrëzoi presidentin Morsi Mohammed.
Udhëheqësi i ri i përkohshëm Mahmud Adly Mansour, gjyqtari i lartë i gjykatës kushtetuese të Egjiptit, është zotuar të mbajë zgjedhje në bazë të “vullnetit të popullit të mirëfilltë”.
Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, Gehad el-Haddad tha se ata refuzonin të bashkëpunonin me regjimin e ri. Z. Morsi është në paraburgim bashkë me figura të larta në Vëllazërisë-grup islamist në të cilin ish-presidenti është anëtar. Qindra të tjerë po kërkohen.
Herët të premten, një ushtar u raportua i vrarë, pasi militantët islamikë sulmuan postblloqe ushtarake dhe policore në Gadishullin Sinai me raketa dhe hapen zjarr me mortaja. Pikat e kontrollit të sigurisë në aeroportin al-Arish, pranë kufirit me Izraelin dhe Rripin e Gazës dhe një stacion policor në Rafah u vunë në shënjestër, thanë zyrtarët.
Sinai ka parë një seri të sulmeve militante në instalimet e sigurisë dhe naftës gjatë dy viteve të fundit dhe është e paqartë nëse sulmet e fundit janë të lidhur me largimin e presidentit Morsi.
Dorina Bilbili/IDEA/