Minindeshjet, shkëlqen Migen Memelli

KOMBËTARJA – Trajneri Ari Han po tregon cdo ditë e më shumë pjesë nga karakteri i tij. Holandezi është treguar shumë kritik ndaj lojtarëve sidomos në teprimet e mbajtjes së topit. Edhe dje u zhvillua një minindeshje brenda grupit, e cila përfundoi 4-2. Sukaj (2) dhe Abilaliaj (2) për skuadrën që fitoi takimin, ndërsa për skuadrën humbëse Migen Memelli (në top-formë) realizoi po dy gola. Sulmuesi pogradecar i Gais (Suedi) është dhe lojtari që ka spikatur më shumë duke marrë edhe përgëzimet e trajnerit.
Albania Sport