Anulohet me Tiranën, pritet Kazaskin

Kemer (Turqi)- Drejt anulimit miqësorja e Kombëtares me Tiranën. Pas miqësores dje kundër Mezitlispor, tekniku Hafizi ka thënë se bardheblutë do të luajnë vetëm të djelën miqësore kundër një skuadre turke të kategorisë së dytë, duke prerë shpresat për një miqësore me Kombëtaren "B". Përfaqësuesit e FSHF-së janë në bisedime me drejtuesit e Kotbusit për një ndeshje miqësore, por deri dje në mbrëmje nuk ka ardhur ndonjë përgjigje pozitive. Ndërmjetës është Skela. Me Kazaskin FC, skuadër nga Kazakistani luhet të shtunën pasdite një ndeshje miqësore. Menaxherët e hotelit tentuan të ndryshojnë orarin e stërvitjes për shkak se janë shumë ekipe që stërviten aty.