E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foggia e Benevento të interesuar për Henri Shibën

Ish-futbollisti i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Henri Shiba, sipas të gjitha gjasave gjatë janarit do të largohet nga skuadra e Novaras ku është zgjedhja e katërt e sulmit. Për ish-futbollistin e grupmoshave të reja të skuadrës së Regginës janë dy mundësi për vazhdimin e karrierës. Kalimi te skuadra e Foggias, që poashtu bën gara në Serie C1, apo tek Benevento në C2, kategori në të cilën i riu shqiptar është aktivizuar gjatë sezonit të kaluar kur ishte i huazuar tek skuadra Pro Vasto. Shqiptari i datëlindjes 1988 konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›