E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames Je i gabuar qe versulesh kunder simbolit te dy gishtave

Partia Demokratike ka prezantuar mbrëmjen e së mërkurës kandidatët për deputetë në Njësinë numër 11 në kryeqytet, duke mbyllur kështu aktivitetet elektorale të ditës së sotme. Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha sulmoi kreun e opozitës Edi Rama për deklaratat e këtij të fundit për heqjen e monumentit në Kavajë.
“Je i gabuar që vërsulesh kundër simbolit të dy gishtave. Këta dy gishta lart i dhanë Shqipërisë vetëm arritje”- deklaroi kryeministri
Ai e akuzoi Ramën se ndjehet i kompleksuar për origjinën e qytetarëve, duke bërë që ta linte kryeqytetin për 11 vite në harresë..
“Shpesh ti je i kompleksuar me origjinën e qyetarëve, je i gabuar, në jug dhe veri, lindje dhe perëndim, qytetarët kërkojnë vetëm një gjë nga politikanët, ndershmëri dhe trajtim të barabartë. Pyete veten cfarë bërë 11 vjet për këta qytetarë? Është ky kompleks , i fajit, braktisjes për 11 vjet të tyre që nuk të lëshon. Për ta, Shqipëria është në cdo pëllëmbë të vendit”- vijoi shefi i qeverisë.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i cili në fjalën e tij premtoi se do të përmbyllë procesin e legalizimeve, ndërkohë që përmendi të gjitha investimet dhe zgjidhjen e probleme që kjo baski ka ndërrmarrë gjatë qeverisjes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›