E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhani Ciko nderohet me Yllin e Artë Akademik Ndërkombëtar

Accademia Imperialis i ka akorduar Mjeshtrit Zhani Ciko Yllin e Artë Akademik Ndërkombëtar me regjistrimin në Librin e Artë të Akademikëve të Mëdhenj.

Në pergamenën e cila shoqëron yllin është shkruar: I akordohet Ylli i Artë Mjeshtrit Zhani Ciko sepse me profesionalitetin e tij të madh, impenjimin dhe humanizmin e spikatur, ka arritur të flasë për Paqen dhe të frymëzojë ndjenjat më të thella të dashurisë së mrekullueshme universale, përmes gjuhës unike e cila arrin direkt në zemrat e njerëzve: Muzikës. Nënshkruar nga Presidenti botëror i Akademisë Francesco Imperiali di Francovilla. Akademia Imperialis me qendër presidenciale në Francavilla, Qendër Kombëtare në Romë dhe Delegacioni Europian në Madrid është një nga Akademitë më të vjetra evropian, themelor më 1705 nga Shkëlqesia e tij mbretërore, kardinali Giuseppe Renato Imperiali me qëllim që të pasurojë dijet dhe favorizojë proceset e integrimit evropian dhe dialogun mes popujve përmes: Promovimit të studimeve dhe iniciativave publike me referencë të veçantë për përkrahjen e kërkimit shkencor dhe tutelën e të drejtave njerëzore si dhe implikimeve që varen prej tyre në fushën juridike, sociale dhe kulturore. Akademia Imperialis i realizon synimet e saj përmes një Qendre Studimore Akademike dhe disa organizmave akademikë, ajo krye veprimtari të dendur dhe akordon tituj shkencorë akademikë të disa niveleve, ku titulli më i lartë është Grand Accademico Imperiali, të cilët akordohen pas propozimit nga Komisioni Qendror i Vlerësimit i cili përmes studimit bën përzgjedhjet dhe përgatiti kandidaturat sipas përmbushjes së kritereve të caktuara ku prevalojnë vlerat profesionale dhe humane, kontributi i gjatë në fusha që janë objekt i saj si dhe konfirmimi ndërkombëtar i personaliteteve të përzgjedhura. Zhani Ciko i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin Mjeshtër i Madh, mban në të njëjtën kohë medaljen e lartë të akorduar nga shteti francez Kavalier i Arteve dhe Letrave dhe së fundi Yllin e Artë Akademik i Madh i Akademisë Ndërkombëtare Imperialis. Ceremonia e dorëzimit do të organizohet në vjeshtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›