PDIU: Qytetarët të mos lejojnë abuzimet me censusin

Turi "Ji krenar që je shqiptar" ndaloi në qytetin e Vlorës, ku PDIU, Klubi i patriotëve të rinj si dhe shoqata "Çamëria" u drejtohet qytetarëve për të mos lejuar abuzimet me censusin për deklarimin e përkatësisë etinke. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, duke i cilësuar amendamentet e partisë që ai drejton si garanci për të shmangur abuzimet, deklaroi se pyetjet mbi etninë dhe fenë nuk duhej të përfshiheshin në formularët e vetdeklarimit.
Në këtë takim mbajtën fjalën e rastit edhe presidenti i nderit i PDIU Tahir Muhedini si dhe deputeti i kësaj force politike Dashamir Tahiri të cilët theksuan se patriotizimi i vërtetë janë kauzat kombëtare. Turi "Ji krenar që je shqiptar", do të vijojë në qytetin e Fierit.